TBI
 
STUDIO LIGJORE
Kush jemi ?
Fusha e veprimtarisë
Standardet ISO
Publikime dhe punime shkencore
Na kontaktoni
Links
 
 
 
"Mbeshtetja financiare e investimeve private ne Ballkan"
 

TBI eshte Perfaqesues ligjor i Q.M.M.B.N. “PYTHAGORAS” me qender ne Athine, Greqi.

Materiali informativ prezanton nje permbledhje te Ligjit te Zhvillimit n. 3299/04 te Republikes se Greqise qe realizon mbeshtetjen financiare ne formen e subvencionimit te investimeve private ne Ballkan.

 

 "Pjesemarrja dhe rikuperimi i humbjeve te shkaktuara nga investimet ne aksione/obligacione te SHBA-se."

Aktiviteti i TBI-se konsiston ne mbeshtetjen dhe keshillimin e investitoreve europiane per t’ju krijuar mundesine e rikuperimit ne te ardhmen dhe ne informimin rreth faktit qe nje pjese thelbesore e humbjeve te tyre mund te rikuperohet, duke i drejtuar nje kerkese Gjykates brenda afateve kohore te percaktuara.

 
 
Mirësevini në Studion Tonë  
Zhvillimi aktual i tregut, ekonomisë dhe shoqërisë ka bërë të domosdoshëm një profilizim të shërbimeve dhe partneritetit me profesionistët e fushës. Natyra e shumëllojshme e problemeve që vërehen dhe hasen në fushën e biznesit, kërkojnë një ndihmë ligjore të kualifikuar, të shpejtë dhe të vazhdueshme.


Kjo është faqja elektronike e një prej studiove të konsulencës në Tiranë (Shqipëri), e cila kryen mbrojtje ligjore, si dhe jep këshilla ligjore për fusha të ndryshme të së drejtës, legjislacionit dhe mundësive për mbrojtjen e të drejtave dhe mbështetjen e interesave Tuaja.

Për t’iu përgjigjur ndryshimeve të vazhdueshme që ndodhin në fushën e së drejtës dhe ekonomisë, kjo studio është e strukturuar në departamente, që janë të specializuar në dhënien e shërbimeve në fusha të veçanta të së drejtës. Në këto departamente, përfshihen profesionistë me aftësi të spikatura, të cilët janë të angazhuar me kohë të plotë pranë studios, si dhe ekspertët bashkëpunues për aktivitetet e programuara.



   

Konsulentët tanë janë në dispozicionin Tuaj me kontrata afatshkurtër deri në ato afatgjatë dhe në mënyre aktive mund të bashkëpunojnë në projektet tuaja të së ardhmes. Ne mund t'Ju asistojmë në çdo fazë të projekteve Tuaj, nga fazat e paraqitjes dhe strategjisë deri në fazat e implementimit. Stafi ynë është i aftë për të dizenjuar dhe zbatuar zgjidhje konkrete për problemet dhe interesat e shoqërive tregtare, institucioneve qeveritare, organizatave jofitimprurëse si dhe çdo subjekti fizik ose juridik, shqiptar ose i huaj.


Kjo ekspertizë iu garanton klientëve se zgjedhja më e mirë në cilësi dhe në kohë:


Jemi Ne!


Një ekip i kualifikuar juristësh dhe ekonomistësh profesionistë me shumë vjet përvojë praktike, që asistojnë klientët në çdo kohë e në çdo vend. Shumë nga pjesëtarët e stafit tonë janë të trajnuar dhe çertifikuar në fusha të ndryshme dhe kur paraqitet nevoja e menjëhershme, mund të bëhen pjesë e ekipit tuaj, duke ofruar gjithë ekspertizën e tyre.

 
Copyright © 2006, TBI - STUDIO LIGJORE, All rights reserved.