-
kontratat ndërkombëtare (konsulenca, hartimi i kontratave, modulet e përdorur, asistenca në zhvillimin e tratativave në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë) dhe mosmarrëveshjet gjyqësore e arbitrale në këtë fushë;
-
legjislacion tregtar; ju sigurojmë informacion të plotë se si të hapni një biznes të ri, si të regjistroheni në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë sipas ligjit shqiptar, ju informojmë se cilat janë detyrimet tuaja fiskale ndaj shtetit shqiptar, si dhe alternativat ligjore për përfshirjen si aksioner në një shoqëri tregtare;
-
ju ofrojmë asistencë ligjore për të gjitha proçedurat e falimentit, pasojat e hapjes së proçedurave të falimentit, kundërshtimi i veprimeve të debitorit në një proçedurë të tillë.
-
si të hartoni një plan të riorganizimit të falimentit;
-
si kryhen proçedurat e falimentimit kur janë të lidhura me shtete të tjera;
-
si mund të njihet një proçedurë falimentimi e hapur në Shqipëri në një shtet të huaj;
-
ristrukturimin e shoqërive tregtare, corporate finance, hapjen e degëve jashtë vendit, administrimi nga të tjerët (leverage e management buy-outs), si dhe me operacionet respektive të kujdesit të përshtatshëm (due diligence);
-
e drejta e shërbimeve tregëtare (agjencia, furnizimi, franchising etj.);
-
auditing dhe veprimet e nevojshme në fushën e sigurisë në vendet e punës, trajtimi i të dhënave personale që posedon sipërmarrja, etj;
-
sipërmarrjet, kontratat e projektimit (engineering) dhe të sipërmarrjeve te përbashkëta (joint-ventures) industriale, trasferimin e sipërmarrjes, etj;
-
qiratë tregëtare dhe veprimet me pasuritë e patundëshme;
-
përgjegjësia civile e ndërmarrjes dhe përgjegjësia nga prodhimet;
-
tregtia elektronike ose e-commerce, si business-to-business ashtu edhe business-to-consumers;
-
taksimi i koorporatave ose corporate tax planning dhe mosmarrëveshjet në fushën e taksave, falë edhe prezencës në rradhët e anëtarëve të TBI të një seri profesionistësh të liçencuar si "kontabilistë të miratuar";
-
ju konsultojme mbi legjislacionin financiar të aplikueshëm që lidhet me lejet për organizimin e lojrave të fatit, leje për ushtrim veprimtarie në kazino dhe hipodrome;
-
e drejta penale tregëtare, e drejta penale e mjedisit dhe e taksave; si dhe mbi të gjitha, ato të së drejtës administrative tregëtare dhe të së drejtës së mjedisit, të krijuara mbi bazën e kërkesave gjithmonë e më në ritje të klientëve tanë shqiptarë e të huaj, për shërbime legale në këto fusha të veçanta;
-
patentat për modelet dhe shpikjet;
-
markat dhe shenjat dalluese në përgjithësi të produkteve;
-
e drejta e autorit;
-
e drejta e publicitetit dhe e mediave, duke përfshirë këtu edhe proçedurat përpara gjykatës;
-
konkurrenca e pandershme dhe mundësitë e përballimit me të apo minimizimit të saj;
-
e drejta e Informatikës, Transportit dhe Telekomunikacionit; ju informojmë për liçencat që jepen për transportin kombëtar e ndërkombëtar të personave e tëe mallrave, kriteret e liçensimit; ju ofrojmë informacion të plotë për proçedurat dhe afatet kohore ligjore për marrjen e këtyre liçensave dhe kostot përkatëse;
-
e drejta industriale; ju ofrojmë informacion të plotë për lejet e tregtimit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre; për lejet minerare, për kushtet e aplikimt dhe proçedurat e nevojshme, dokumentacionin e duhur dhe afatet kohore.
-
raportet e nëpunësisë së përhershme ose të përkohshme brenda kompanisë që asistohet;
-
Energjia dhe telekomunikacioni; konsulencë e plotë ligjore, do të asistoheni për tërësinë e lejeve dhe liçensave që jepen nga ERT, proçedurat, dokumentacionin ligjor të nevojshme për aplikim, afatet kohore dhe pagesat përkatëse që shoqërojnë proçedurat po kështu edhe për liçensat që jep KKRT;
-
e drejta e sigurimeve shoqërore dhe e pensionit dhe mosmarrëveshjet gjyqësore në këtë fushë; ju ofrojmë informacion dhe asistencë të plotë lidhur me legjislacionin që vepron në këtë fushë, të drejtat dhe detyrimet e çdo individi që kontrakton me degët e sigurimeve shoqërore, asistencë të plotë juridike për të zgjidhur në rrugë gjyqësore mosmarrëveshjet e mundshme. Asistencë dhe bashkëpunim me organet administrative përkatëse për të ezauruar fillimisht proçedurat administrative, për të shmangur maksimalisht zgjidhjen e problemit në rrugë gjyqësore;
-
e drejta e punës dhe çështje sociale; asistencë të plotë ligjore lidhur me legjislacionin, mënyrën e liçensimit për funksionimin e agjencive private të punësimit, proçedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm. Po kështu do të informoheni dhe për mënyrën e aplikimit për liçensën për njohjen e aktivitetit të formimit profesional.
-
draftimi i legjislacionit si dhe komentet mbi çdo akt me natyrë juridike;
-
e drejta mbi shoqatat dhe organizatat jofitimprurëse;
-
E drejta doganore dhe tregtia ndërkombëtare; ofrojmë asistencë mbi dispozitat ligjore të Kodit Doganor dhe parashikimet e akteve nënligjore që operojnë në këtë fushë; asistencë të plotë në bashkëpunim me ekspertët e kësaj fushe mbi kushtet dhe tarifat që aplikohen sipas legjislacionit shqiptar në proçedurat për hapjen e agjencive doganore dhe operacionet doganore të lejuara. Asistencë e kualifikuar mbi sistemin tarifor doganor;
-
E drejta mjedisore; ju asistojmë lidhur me proçedurat dhe afatet kohore për marrjen e lejes mjedisore, kushtet dhe mundësitë ligjore për të aplikuar të përcaktuara me akte ligjore e nënligjore nga Ministria e Mjedisit si organi i autorizuar me ligj për mbikqyrjen e kësaj fushe;
-
e drejta kontraktore e strukturave shtetërore;
-
E Drejta administrative pubike; ne ju garantojme asistencë të plotë dhe të kualifikuar në trajtimin e çështjeve dhe ndjekjen e proçedurave administrative, mënyrën e përpilimit të kërkesave ankimore, respektimin e afateve proçeduriale, ndjekjen e të gjitha shkallëve të hetimit administativ;
-
Industri dhe Energjitikë; ju ofrojmë informacion të plotë për lejet e tregtimit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre; për lejet minerare, për kushtet e aplikimt dhe proçedurat e nevojshme, dokumentacionin e duhur dhe afatet kohore të lejuara;
-
Shëndetësi; ju informojmë për liçensat që jepen për tregëtimin me shumicë e pakicë të barnave, hapjen e kabineteve dhe klinikave dentare, klinikave optike dhe laboratorëve optikë, ju ofrojmë informacion të plotë për proçedurat dhe afatet kohore ligjore për marjen e këtyre liçensave dhe kostot përkatëse;
-
Transport dhe Telekomunikacion; ju informojmë:
-
për liçensat që jepen për transportin kombëtar e ndërkombëtar të personave e të mallrave,
-
kriteret e liçensimit; ju ofrojmë informacion të plotë për proçedurat dhe afatet kohore ligjore për marjen e këtyre liçensave dhe kostot përkatëse;
-
po kështu edhe në fushën e transportit detar, ujor, ajror e së fundi në shërbimet postare;
-
Në fushën e Turizmit; asistenca jonë konsiston në informacionin mbi legjislacionin mbi zonat turistike, ku ndodhen ato, çfarë parashikon ligji për mënyrën e marrjes në administrim të tyre si dhe liçensat për ushtrim veprimtarie turistike, tipet e tyre në përputhje me objektin e aktivitetit që synohet të aplikohet;
-
Në fushën e Punës dhe Çështjeve sociale, ju do të merrni asistencë të plotë ligjore lidhur me liçensën për funksionimin e agjencive private të punësimit, proçedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, po kështu do të informoheni për mënyrën e aplikimit për liçensën për njohjen e aktivitetit të formimit profesional;
-
Në fushën e sistemit bankar ju sigurojmë informacion të plotë në lidhje me liçensat, kushtet, proçedurat, tarifat përkatëse për të ushtruar veprimatri bankare.
-
veprimtari për shoqëri, kursim, krediti dhe unionet e tyre;
-
veprimtari të këmbimit valutor;
-
veprimtari financiare nga subjekte jobanka.
-
Në fushën e sigurimeve dhe risigurimeve, ju sigurojmëe informacion në lidhje:
-
me liçensat, kushtet, proçedurat;
-
kapitalin e nevojshëm për të ushtruar veprimtari sigurimi dhe/ose risigurimi;
-
për të ushtruar veprimtari ndërmjetësimi në sigurime e risigurime;
-
Të dhëna të sakta mbi kufijtë minimale e maksimale të kapitalit të ngurtësuar në formën e fondit të garancisë si elementi bazë financiar për hapjen e një shoqërie sigurimi;