TBI
 
STUDIO LIGJORE

Kush jemi ?
Fusha e veprimtarisë
Standardet ISO
Publikime dhe punime shkencore
Na kontaktoni
Links
 
 
 
Standardet ISO  


 

Standardizimi, faktor kyç për të krijuar tregjet, për të asistuar novacionet dhe për të inkurajuar investimet.

 

Standardizimi, rruga më e mirë drejt përmirësimit të cilësisë.

 

Biznesi duhet të ndërgjegjësohet në nevojën e përdorimit të standardeve, pasi kështu mund të përballohet konkurrenca me produktet e importit.

 

Përdorimi i standardeve është një domosdoshmëri për cilindo që synon të krijojë një pozitë të qëndrueshme në treg. Standardet përfshijnë metoda analizash të sigurta të cilat orientojnë prodhimin drejt një cilësie, e cila është gjithnjë e njëjtë. Shumë firma nuk ecin me tendencën për të krijuar një treg të qëndrueshëm dhe mungesa e planifikimit sipas metodikave që ofrojnë standardet është shkaku kryesor qe con ne mosperballimin e konkurrences.

Nëse zbatohet një standard, arrihet një produkt sipas parashikimeve që përcakton ky standard, ndaj dhe mund të parashikohen më mirë fitimet.

“TBI Consulting” Sh.p.k në partneritet dhe bashkepunim te ngushtë me European Certifying Organization S.p.A, kryen procedurat e konsultimit per implementimin e standardeve ISO në perputhje me Direktivat e EU.

Procesi që realizohet nga ekspertet dhe specialistët e “TBI Consulting” Sh.p.k perfshin kryerjen e konsultimit te plote te Kompanise deri ne perfundimin me sukses dhe leshimin e Certifikates ISO. Ne kete menyre Kompania do te pajiset me Certifikaten Nderkombetare te leshuar nga Organizata Europiane e Certifikimit (ECO S.p.A) dhe automatikisht listohet ne regjistrin e kompanive qe kane marre ISO.

Çfare është ISO

  • ISO eshte organizata nderkombetare per standardizimin, ISO pergatit standardet nderkombetare pothuajse per te gjitha llojet e teknologjise. Anetaresia e saj perfshin institutet kombetare te standardeve te mese 138 shteteve.
  • ISO zhvillon standarde teknike vullnetare te cilat i shtojne vlerat te gjitha operacioneve te biznesit. Ato kontribuojne ne procesin e zhvillimit, prodhimit dhe furnizimit te produkteve dhe sherbimeve duke i bere ato me efektive me te sigurta dhe me te pastra.
  • Ato e bejne tregtine midis vendeve me te drejte dhe me te lehte.
  • ISO mbron pedoruesit dhe konsumatoret dhe ben me te thjeshte shume aspekte te jetes se tyre.
  • Standardet jane nje element integral ne mbrojtjen e konsumatorit, meqe ato shpesh ndikojne ne permiresimin e legjislacionit kombetar dhe skemat e cerifikimit.
  • Standardet jane marreveshje qe permbajne kushte teknike ose kritere te tjera precize qe perdoren vazhdimisht si rregulla, udhezime ose perkufizime te karakteristikave te cilat bejne te mundur qe materialet, produktet, proceset dhe sherbimet ti sherbejne qellimit te tyre. Kur keto marredhenie jane nderkombetare ato behen “Standarde Nderkombetare”.
  • Standardet e bejne jeten me te thjeshte dhe rrisin besimin dhe efikasitetin e mallrave dhe sherbimeve qe perdorim.
  • Standardizimi i ben konsumatoret te kene besim ne cilesine dhe besueshmerine e produkteve dhe sherbimeve qe ata blejne.

 

Çfarë përfitohet nga standardet :

  • Nga stadartet perfiton prodhuesi, sepse duke punuar me standarde:
    • ul koston e prodhimit;
    • jep efekte pozitive ne komunikimin ndermjet sektoreve
    • siguron nivele me te uleta te aksidenteve ne pune
    • rrit besueshmerine ne sigurine e produkteve
  • Përfiton konsumatori sepse standardi:
    • mbron jeten dhe pasurine e konsumatorit
    • lehtëson krahasimin e mallrave dhe zgjedhjen e tyre
    • lehtëson shkembimin e mallrave dhe kryerjen e sherbimeve
    • mundëson mbrojtjen e konsumatorit nga ndryshimet e menjëhershme të cilesisë dhe respektivisht te çmimeve
  •  

Çfarë është cilësia ?  

Është shkalla në te cilen nje teresi e karakteristikave te brendeshme permbush kerkesat (Sipas standardit ISO 9000:2000)

 

Çfarë është sistemi i drejtimit të cilësisë ?

Tërësia e elementëve të nderthurur dhe ne bashkeveprim qe krijojne politiken dhe arrijne objektivat per te drejtuar dhe kontrolluar nje organizate ne drejtim te cilesise. Organizate eshte nje grup njerezish( si kompani, firma, institucione, ente publike etj)

 

Për cfarë shërbejnë standardet për sistemet e drejtimit të cilësisë ?

  • Standardet ISO 9000:2000
  • Ndihmojne organizatat e cdo tipi ose permase per te operuar dhe zbatuar me efektivitet sistemet e drejtimit te cilesise
  • Formojne nje sistem te lidhur dhe bashkeveprues ne lehtesimin e kuptimit reciprok te tregtise kombetare dhe nderkombetare
  • Drejtojne dhe kontrollojne sistematikisht permbushjen e kerkesave duke iu adresuar gjithashtu edhe nevojave te te gjitha paleve te interesuara.

 

 
Copyright © 2006, TBI - STUDIO LIGJORE, All rights reserved.