Procesi ISO Standard
Ne lidhje me procesin e standartizimit jane parashikuar disa etapa dhe dokumentacioni i nevojshem, nder te cilat shkurtimisht mund te permendim:
- Kontrata (Marreveshja) me klientin, ku pёrfshihen ne menyre te detajuar marredheniet midis Konsulentit dhe Klientit si dhe Fazat ne te cilat do te kaloje procesi i standartizimit.
- Struktura e Sistemit te rekomanduar te cilesise, i cili do te adoptohet nga Klienti me asistencen e Konsulentit, e cila perfshin 3 nivele dokumentimi.
- Konsultimi dhe implementimi i sistemit.
- Kontroll te brendshem “auditim” .
- Dhenia me sukses e Certifikatёs ndёrkombetare.
- Certifikata nderkombёtare ka nje vlefshmeri prej 3 vjetesh . (dhe serish pas kalimit te 3 vjeteve duhet t’i nёnshtrohet ri-çertifikimit)
Kohezgjatja dhe kushte te proçesit
Procesi i Konsultimit dhe deri ne marrjen e Certifikates ISO zgjat nga 3 deri ne 8 muaj.
- M ё nyra e p ё rcaktimit t ё koh ё s dhe cmimit, behen duke u bazuar ne pyetsorin e pergjithshem te cilin e ploteson Klienti (Kompania). (Ne pergjithesi kritere me r ё nd ё si jane objekti i veprimtarise se Kompanise, numri i te punesuarve, lokacionet q ё do t ё p ё rfshihen ne proces, shumellojshmeria e proceseve, kompleksiteti i aktiviteteve tregtare etj.)
Cilët janë disa nga standartet me te perdorshem?
ISO 9000:2000
“Sistemet e drejtimit të cilësisë; Parimet dhe terminologjia”
Ky standart pershkruan 8 parimet e sistemeve te drejtimit te cilesise si dhe terminologjine e perdorur”.
ISO 9001:2000
“Sistemet e drejtimit të cilesise-Kerkesat”
Ky standart specifikon kerkesat per nje sistem te drejtimit te cilesise ku organizata tregon zotesine e saj per zbatimin e kerkesave dhe siguron qendrueshmerine e produktit qe merr klienti si dhe kenaq ne vazhdimesi kerkesat e klientit nepermjet zbatimit efektiv te sistemit te cilesise si dhe ne permiresim te vazhdueshem te tij per te siguruar konformitetin ne zbatimin e kerkesave.
ISO 9004:2000
“Sistemet e drejtimit te cilesise”, “Udhezuesi per arritjen e parashikimeve”. Ky standart paraqet Udhezuesit dhe merr ne konsiderate efektivitetin dhe rendimentin e sistemit te cilesise ne organizate.
ISO 19011:2002
“Udhezuesit mbi kontrollin e cilësise te mbrojtjes se mjedisit”. Ky standart siguron udheheqjen e verifikimit te sistemit te drejtimit te cilesise dhe mbrojtjes se mjedisit .
ISO 22000 HACCP (Hazard Analysis Critical Control Point)
(Sistemi i Analizave te rreziqeve ne Pikat Kritike te Kontrollit)
HACCP tashme me standart të kompletuar ISO 22000, i cili përcakton kërkesat për sistemin udhëheqës për ushqimet jo të rrezikshme.
HACCP eshte nje sistem qe ndihmon Kompanite per te identifikuar rreziqet potenciale ne sigurine e ushqimeve ne tere zinxhirin prodhues te tyre si dhe te merren masa parandaluese per kontrollin e tyre.
HACCP eshte nje sistem qe garanton qe siguria e ushqimeve eshte menaxhuar ne menyre efektive.
Fjala “Rrezik” perdoret ne sistemin HACCP duke u percaktuar si nje “agjent biologjik, fizik ose kimik ose si kusht i ushqimit me shkaktim potencial te nje efekti ne shendet”. Nje “pike kritike Kontrolli” eshte nje shkalle ne te cilen zbatohet kontrolli i cili parandalon ose eleminon nje rrezik tek ushqimi, ose e redukton ate deri ne nje nivel te pranueshem”. HACCP bazohet ne parimin qe rreziqet qe ndikojne ne sigurine e ushqimeve mund te eleminohen ose minimizohen nga parandalimi gjate prodhimit dhe jo nga inspektimi i produktit perfundimtar.
ISO 27001
Information Security /Sistemi për mbrojtjen e informacioneve Konsultimi u ofron firmave përparësitë vijuese:
U mundëson të identifikojnë dhe emërtojnë gabimet në sigurimin e sistemit informativ.
Rritjen e mbrojtes përballë depërtimit në sistemin informativ, sulme ndaj kompjuterave dhe sulmeve te tjera të jashtme.
U ndihmon firmave të ndërtojnë resurse të arkivës.
Rrit aftësitë e personelit në raport me IT provokimet dhe definon koordinimin e organizuar në të ardhmen.
ISO14000
Është standard i pranuar ndërkombëtar për sistemet udhëheqëse të mjedisit. Ai fokusohet ne menyren se si të udhëhiqen aspektet ekologjike të veprimtarisë se kompanise, prodhime dhe shërbime më efektive, njëkohësisht merr parasysh mbrojtejn e mjedisit