TBI
 
STUDIO LIGJORE

Kush jemi ?
Fusha e veprimtarisë
Standardet ISO
Publikime dhe punime shkencore
Na kontaktoni
Links
 
 
 
Standardet ISO  

 

TETË PARIMET E SISTEMEVE TË DREJTIMIT TË CILËSISË

 

  1. Fokusimi ndaj Klientit. Ndermarrjet varen nga klientet e tyre dhe per kete menaxheret duhet te kuptojne nevojat e tanishme dhe ato te ardhshme/te pritshme te klienteve, dhe duhet te bejne te gjitha perpjekjet per ti tejkaluar ato.

 

 

Përfitimet kryesore :

  • Rrit te ardhurat dhe pjesen e tregut te zoteruar tashme duke i dhene pergjigje te shpejta e fleksibel shanseve qe i ofron tregu
  • Rrit efektivitetin ne perdorimin e burimeve te ndermarrjes per te ritur kenaqjen e konsumatorit
  • Rrit besueshmerine e klientit ndaj ndermarrjes, gje qe con ne vazhdimin e biznesit.

 

Zbatimi i parimit të fokusimit ndaj Klientit çon në :

  • Kerkimin dhe kuptimin e nevojave te asaj qe pret klienti
  • Sigurimin qe objektivat e ndermarrjes jane te lidhura me nevojat dhe pritshmerine e klientit
  • Komunikimin apo berjen te njohur ne ndermarrje te nevojave dhe pritshmerise se klientit
  • Matjen e kenaqesise se konsumatorit/klientit dhe marrjen e masave mbi bazen e rezultateve
  • menaxhimin sistematik te marredhenieve me klientin
  • sigurimin e nje balancimi midis kenaqjes se konsumatorit/klientit dhe paleve te tjera te interesuara.(te tilla si pronaret, punonjesit, furnizuesit, financieret dhe shoqerise ne teresi)

 

  1. Drejtimi i Kompanisë Drejtuesit duhet te realizojne unitetin dhe drejtimin e organizates. Ata krijojne mjedisin qe personeli brenda organizates te perfshihet ne arritjen e objektivave te organizates.

 

 

Përfitimet kryesore :

  • Punonjesit do te kuptojne dhe do te jene te motivuar drejt qellimeve dhe objektivave te ndermarrjes
  • Aktivitetet vleresohen, vendosen dhe zbatohen ne menyre te unifikuar
  • minimizohen problemet qe dalin nga keqkuptimet ne komunikim midis niveleve te ndryshme te hierarkise ne kompani.

 

Zbatimi i parimit të drejtimit veçanërisht çon në :

  • Konsiderimin e nevojave te te gjtha paleve te interesuara, perfshire ketu klientet, pronaret, punonjesit, furnizuesit, financieret dhe shoqerine ne teresi.
  • Krijimin e nje vizioni te qarte te se ardhmes ne ndermarrje
  • Vendosjen e qellimeve sfiduese dhe menyrat e realizimit te tyre.
  • Krijimin dhe qendrueshmerine e vlerave te treguara, ndershmerise dhe modelet e rolit te etikes ne te gjitha nivelet e ndermarrjes.
  • Krijimin e besimit dhe eleminimin e frikes apo pasigurise.
  • Sigurimin e punonjesve me kualifikimet e kerkuara, trajnimet dhe lirine per te vepruar me pergjegjesi.
  • Frymezimin, inkurajimin dhe njohjen e kontributeve te punonjesve.

 

  1. Përfshirja e personelit . Personeli i te gjtha niveleve eshte esenca e nje ndermarrjeje dhe perfshirja e plote e tyre ne interesat e ndermarrjes mundeson qe aftesite e tyre te perdoren ne te mire te vete ndermarrjes.

 

 

Përfitimet kryesore :

  • Punonjesit e ndermarrjes jane te motivuar, te angazhuar dhe te perfshire ne interesat e ndermarrjes.
  • novacione dhe krijimtari te metejshme ne objektivat e ndermarrjes
  • punonjesit jane te ndergjiegjshem per performancen apo rezultatet e punes se tyre
  • punonjesit jane entuziaste te marrin pjese dhe te kontribuojne ne permiresimin e vazhdueshem te imazhit t endermarrjes.

 

Zbatimi i parimit të përfshirjes së punonjësve vecanërisht çon në:

  • Punonjesit kuptojne rendesine e rolit dhe kontributit te tyre ne ndermarrje, pra ndjehen te rendesishem
  • Punonjesit identifikojne veshtiresite apo pikat e dobeta te performances se tyre
  • Punonjesit pranojne problemet dhe pergjegjesite e tyre dhe marrin masat e duhura per ti zgjidhur ato.
  • Punonjesit aktivisht kerkojne per mundesi te reja per te rritur kompetencat, njohurite dhe eksperienact e tyre.
  • Punonjesit ndajne lirshme midis tyre njohurite dhe eksperiencat e tyre.
  • Punonjesit diskutojne hapur problemte dhe aspektet.

 

  1. Metoda e proçesit Rezultati i deshiruar arrihet me shume efektivitet kur aktivitetet dhe burimet perkatese jane menaxhuar si nje proces.

 

For SME

 

Përfitimet kryesore :

  • Kosto me te uleta dhe kohezgjatje me e shkurter ne perdorimin e burimeve efektive.
  • Rezultate te permiresuara, te vazhdueshme dhe te parashikueshme.
  • permiresimi i oportuniteteve/rasteve duke i dhene atyre rendesi dhe prioritet.

 

Zbatimi i parimit të metodës së procesit veçanerisht çon në :

  • Percaktimin sistematik te aktiviteteve te nevojshme per te marre rezltatin e deshiruar.
  • krijimi qarte i pergjegjesive per administrimin e aktiviteteve kyce
  • identifikimin dhe perballjen e aktiviteteve kyce brenda dhe ndermjet funksioneve apo reparteve ne ndermarrje
  • Fokusimi mbi faktore te tille si burimet, metodat dhe materialet qe do t epermiresojne aktivitetet kyce te ndermarrjes.
  • Vleresimin e rreziqeve, pasojat dhe ndikimet e veprimeve mbi konsumatoret, furnizuesit dhe palet e tjera te interesuara.

 

  1. Përgatitja e sistemit të menaxhimit Identifikimi, kuptimi dhe menaxhimi i proceseve te nderlidhura si nje sistem i vetem kontribuon ne efektivitetin e ndermarrjes dhe ne realizimin me eficense te objektivave te saj.

 

 

Përfitimet kryesore :

  • Integrim dhe pergatitje e proceseve qe do te sillnin arritjen me te plote te rezultateve te deshiruara.
  • Aftesi per te perqendruar perpjekjet mbi proceset kyce
  • Siguron besim tek palet e interesuara si dhe vazhdimesi, efektivitet dhe eficense ne ndermarrje.

 

Zbatimi i parimit të të punuarit si një sistem në drejtim, vecanerisht çon në:

 
  • Strukturimin e nje istemi qe do te beje te mundur arritjen e objektivave te ndermarrjes ne menyre efektive dhe eficente.
  • Kuptimin dhe ndervaresite ndermjet proceseve te vete sistemit.
  • Metoda te strukturuara qe harmonizojne dhe integrojne proceset
  • Kuptimin e kapaciteteve organizative te ndermarrjes dhe caktimin e burimeve te duhura perpara se te veprohet.
  • Percaktimin se si duhet t eperojne aktivitetet e ndryshme specifike brenda nje sistemi.
  • Permiresimin e vazhdueshem te sistemit nepermjet matjes dhe vleresimit.

 

  1. Përmirësimi i vazhdueshem Permiresimi i vazhdueshme i gjithe performances se ndermarrjes duhet te jete nje objektiv i perhershem i saj.

 

 

Përfitimet kryesore :

  • Avantazhe ne performance nepermjet aftesive te permiresuara organizative.
  • Perkrahje e aktiviteteve te permiresuara ne te gjitha nivelet drejt nje qellimi startegjik te ndermarrjes
  • Fleksibilitet per te vepruar shpejt ndaj rasteve te ndryshme.

 

Zbatimi i parimit të përmirësimit të vazhdueshem, vecanërisht çon në:

  • Zbatimin e nje sistemi te qendrueshem ne te gjthe ndermarrjen per te permiresuar vazhdimisht performancen e ndermarrjes.
  • Trajnimin e stafit me metodat dhe mjetet bashekkohore per permiresim te vazhdueshem
  • Berjen e permiresimeve te vazhdueshme te rpoduketeve, proeseve dhe sistemeve, nje objektiv per cdo individ ne ndermarrje.
  • Vendosjen e qellimeve per te drejtuar dhe per te bere matjet gjate procesit dhe permiresim te vazhdueshem. Njohjen dhe shperblimin per permiresimet.

 

  1. Metoda faktike për marrjen e vendimeve . Vendimet efektive bazohen mbi analizimin e te dhenave dhe informacionit.

 

 

Përfitimet kryesore :

  • Vendime te marra mbi baze informacioni
  • rritje e aftesise per te demostruar efektivitetin e vendimeve te meparshme nepermjet referimit te shenimeve faktike te mbajtura.
  • Rritje e aftesise per te rishikuar, per te sfiduar dhe ndryshuar opinionet dhe vendimet.

 

Zbatimi i parimit të përmiresimit të metodes faktike për marrjen e vendimeve, vecanërisht çon në :

 
  • Sigurimin qe te dhenat dhe informacioni jane mjaftueshmerisht te sakta dhe te besueshme.
  • Berjen e te dhenave te aksesueshme personave te cileve ju duhen
  • Analizimi i te dhenave dhe informacionit duke perdorur metoda te vlefshme
  • Marrjen e vendimeve dhe veprimeve duke u bazuar ne analizat faktike, te balancuara me eksperience dhe intuite.

 

  1. Përfitimet reciproke nga marrëdheniet me furnizuesit .

 

Nje ndermarrje dhe Furnizuesit e saj jane te ndervarur dhe nje marredhenie perfitimi te perbashket shton aftesite e te dy paleve per krijimin e vlerave.

 

 

Përfitimet kryesore :

  • Rritje e aftesise per te krijuar vlera per te dy palet.
  • Fleksibilitet dhe shpejtesi ne pergjigje te perbashketa perkundrejt ndryshimeve te tregut apo nevojat dhe pritshmerite e konsumatorit

 

Zbatimi i parimeve të perfitimeve të perbashketa nga marrëdhëniet me furnizuesit, vecanërisht çon në :

 
  • Krijimin e marredhenieve qe balancojne fitimet e momentit me fitime afatgjata.
  • Terheqja e ekspertizes dhe burimeve me partneret.
  • Identifikimi dhe perzgjedhja e furnizuesve kyc.
  • Komunikim i qarte dhe i hapur.
  • Ndarja e informacionit dhe e planeve te se ardhmes.
  • Krijimi i aktiviteteve te perbashketa per zhvillimin dhe permiresimin.
  • Frymezimi, inkurajimi dhe njohja e arritjeve dhe permiresimeve nga Furnizuesit.

 
Copyright © 2006, TBI - STUDIO LIGJORE, All rights reserved.