No front page content has been created yet.
Na kontaktoni për të caktuar një takim për informacione rreth standarteve ISO.
Partnerët Tuaj Në Biznes!
Sistemet e menaxhimit të zbatuara në mënyrë të saktë sipas Standardeve Ndërkombëtare ISO garantojnë që produktet dhe shërbimet e ofruara të jenë të sigurta, të besueshme dhe me cilësi të mirë. Për aktivitetin e biznesit, ato janë mjete strategjike që sjellin reduktimin e kostove duke minimizuar mbetjet dhe gabimet, si dhe duke rritur produktivitetin.
Inspektimi nga Palë të Treta i referohet shërbimeve të inspektimit të pavarura të cilat ofrohen nga një organ inspektimi të akredituar. Organet e pavarura shqyrtojnë procesin e prodhimit të një produkti apo një shërbim dhe në mënyrë të pavarur përcaktojnë nëse produkti final është në përputhje me standardet specifike të sigurisë, cilësisë dhe performancës.
Certifikimi i produktit (vendosja e Markës CE) është një procedurë që ka për synim të vërtetojë se procesi i prodhimit të një produkti është kaluar në shqyrtim, dhe deklaron që produkti është vlerësuar përpara futjes në treg dhe është në përputhje me gjithë kushtet ligjore evropiane dhe/ose vendase.
Burimet Natyrore si metalet, mineralet, pyjet, tokat, ushqimi, ajri dhe uji janë të domosdoshme për prosperitetin tonë, por po i përdorim ato në mënyrë tepër të shpejt në krahasim me mundësitë tona për t’i zëvendësuar ato. Pasi popullata botërore shtohet me kalimin e kohës, përdorimi i burimeve duhet të jetë më efikas...
Ushqimi i pasigurt ka qenë një problem për njerëzimin gjithmonë. Megjithëse qeveritë nëpër botë po bëjnë maksimumin e tyre për të përmirësuar sigurinë e zinxhirit ushqimor, rreziqet ushqimore mbesin një çështje me rëndësi të madhe në gjithë shtetet. Drejtimi i një biznesi në industrinë ushqimore mund të përbëjë një sfide shumë të madhe.
Trajnimi është një ndër elementët më të rëndësishëm për arritjen e performancës së dëshiruar dhe ndihmon për rritjen e çdo kompanie.Gjatë viteve të fundit, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, kemi organizuar dhe kryer me sukses trajnime specifike me fushat e mëposhtme:
No front page content has been created yet.
E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.
Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.
Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.
Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme: