PLANIFIKIMI I MENAXHIMIT TË MBETJEVE

Plani i menaxhimit të mbetjeve ka një rolë themelor në realizimin e një menaxhimi të mbetjeve të qëndrueshëm në përputhje me legjislacionin për mbetjet në Shqipëri.

Qëllimi kryesor është ofrimi i një spektri të plotë të mbetjeve të prodhuara përfshirë vlerësimet përkatëse dhe hartimi i një udhëzimi të përshtatshëm për zbatimin e legjislacionit për mbetjet, mundësitë e klasifikimit dhe përpunimit.

Në këtë kuadër çdo kompani që prodhon mbetje duhet të hartojë një plan menaxhimi për mbetjet që të respektojë problematikat e mëposhtme:

Vendi i prodhimit

 

  • Identifikimi dhe klasifikimi i mbetjeve,
  • Përcaktimi i kodit sipas katalogut të mbetjeve në Shqipëri


Mbledhja dhe Magazinimi

 

  • Identifikimi si vendit dhe sasia e mbetjeve të prodhuara\,
  • Përcaktimi i vendit ku mbetjet magazinohen dhe/ose mblidhen dhe gjithë masat përkatëse


Transporti

 

  • Zbatimi i një Kodi Unik për mbetjet pranë AKM
  • Hartimi i kontratës së transportit
  • Analiza e dokumenteve përfshirë licenca përkatëse e transportit dhe kërkesa të tjera ligjore
  • Ndjekja e plotësimit të dokumentacionit për transportin e mbetjeve


Përpunimi

 

  • Mbajtja e korrespondencës me AKM (çdo 3 muaj për mbetjet e rrezikshme dhe çdo 1 vit për mbetjet jo të rrezikshme) për transferimin e mbetjeve.
  • Analiza e dokumentacionit të Kompanisë së Përpunimit të Mbetjeve dhe studim i kandidaturave përkatëse që ofrojnë përpunimin sipas kërkesave ligjore.
  • Rishqyrtim për të kuptuar nëse kompania respekton kërkesat specifike ligjore në lidhje me trajtimin.
  • Ndjekje e procedurës për Certifikatën Përfundimtare të Përpunimit të Mbetjeve

Na Kontaktoni

 


Adresa

Rruga "Ibrahim Rugova", Qendra Biznesit "Sky Tower", Kati 10, Zyra 103, Tirana, Albania


Telefon

+355 4 2268048


Fax

+355 4 4500677

NEWLETTERS

 
Subscribe to our newsletter and get informed.

Rreth Nesh

E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.

Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.

Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.

Lexo më shumë ›

Pse Ne

Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Energji dhe Burime Natyrore
  • Mjedis
  • Financë
  • Ushqim dhe Pije
  • Infrastrukturë
  • Teknologji Informacioni dhe Elektronikë
  • Metalurgji
  • Naftë dhe Gaz
  • Farmaceutikë
  • Tregti dhe Logjistikë