Certifikimi i Produkteve

You are here

Certifikimi i produktit (vendosja e Markës CE) është një procedurë që ka për synim të vërtetojë se procesi i prodhimit të një produkti është kaluar në shqyrtim, dhe deklaron që produkti është vlerësuar përpara futjes në treg dhe është në përputhje me gjithë kushtet ligjore evropiane dhe/ose vendase.

Certifikimi i produktit (vendosja e Markës CE) kërkohet për shumë produkte. Vendosja e Markës CE tregon përputhshmërinë e një produkti me standardet specifike të Bashkimit Evropian dhe mundëson lëvizjen e lirë të produktit brenda tregut evropian.

Përveç Certifikimit të Sistemit të Menaxhimit, Përputhshmëria e Markës CE nuk është një proces vullnetar. Vendosja e Markës CE mbi një produkti të eksportuar në Evropë përbën detyrim ligjor për çdo prodhues.

Duke shfaqur markën CE mbi një produkt, prodhuesi tregon se ai ka:

  • Vërtetuar se produkti është në përputhje me kushtet themelore përkatëse (p.sh. shëndetësore, të sigurisë apo mjedisore) të përcaktuara në direktivat e zbatueshme dhe
  • Nëse e përcaktuar në direktivë, ka kaluar ekzaminimin nga një organ të pavarur të vlerësimit të përputhshmërisë.

Në bashkëpunim me Partnerët tanë Ndërkombëtar në mund të asistojmë çdo shoqëri që ka nevojë për certifikimin e produkteve mbi sa vijon:

  • Produkte Ndërtimi
    Sipas Rregullores së Produkteve të Ndërtimit të Bashkimit Evropian Nr 305/2011
  • Pajisje Presioni
    Sipas Direktivës të Komisionit Evropian 97/23/EC
  • Enët e Presionit të Thjeshtë
    Sipas Direktivës të Komisionit Evropian 87/404/EEC
  • Ashensorët
    Sipas Direktivës të Komisionit Evropian 95/16/EC
  • Makineri
    Sipas Direktivës të Komisionit Evropian 2006/42EC
  • Marka Pi
    Direktiva 2010/35/EU – Pajisjet e Transportit të Transportueshme

Na Kontaktoni

 


Adresa

Rruga "Ibrahim Rugova", Qendra Biznesit "Sky Tower", Kati 10, Zyra 103, Tirana, Albania


Telefon

+355 4 2268048


Fax

+355 4 4500677

NEWLETTERS

 
Subscribe to our newsletter and get informed.

Rreth Nesh

E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.

Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.

Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.

Lexo më shumë ›

Pse Ne

Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Energji dhe Burime Natyrore
  • Mjedis
  • Financë
  • Ushqim dhe Pije
  • Infrastrukturë
  • Teknologji Informacioni dhe Elektronikë
  • Metalurgji
  • Naftë dhe Gaz
  • Farmaceutikë
  • Tregti dhe Logjistikë