CERTIFIKIMI I PRODUKTIT ORGANIK (BIO)

You are here

Ushqimet organike dallohet për të tilla nga mënyra se si një produkt ose ushqim është rritur dhe përpunuar. 

Pasi kërkesa dhe prodhimi i produkteve organike në tregun Evropian është rritur, Bashkimi Evropian ka rritur përpjekjet e tij për të zbatuar politika, standard dhe monitorim në këtë drejtim.

Prodhimi organik është një sistem i përgjithshëm i menaxhimit të blegtorisë dhe prodhimit të ushqimeve që përdor procese ku mjedisi, shëndeti njerëzor, bimët dhe mirëqenia e kafshëve janë prioritare dhe të mbrojtura në mënyrë aktive.

Certifikimi organik garanton që:

  • Prodhimi të respektojë natyrën.
  • Produktet të prodhohen në mënyrë të qëndrueshme.
  • Operatorët e prodhimit organik të kontrollohen një herë në vit nga trupat e kontrollit dhe autoritetet për të garantuar se ata respektojnë gjithë rregullat organike dhe rregullat e shëndetit dhe mbrojtjes së konsumatorëve.
  • Kafshët e fermave të kullosin në mënyrë të lirë në ajër të pastër dhe të trajtohen duke zbatuar kushte më të mira për mirëqenien e tyre.
  • Organizmat gjenetikisht të modifikuar të mos lejohen në bujqësinë organike.
  • Për ushqimin ka kufizime të rrepta për përdorimin e pesticideve kimike, plehut kimik dhe antibiotikëve
  • Bujqësia organike kufizon në mënyrë të rreptë përdorimin e lëndëve shtesë dhe ndihmuesit e përpunimit si dhe inpute te tjera të jashtme.
  • Shumica e inputeve për prodhimin e blegtorisë vijnë nga vetë blegtoria që përdorin burime dhe njohuri vendase.
  • Çdo herë që blini një produkt organik nga supermarket juaj apo zgjidhni një verë organike në restorantin tuaj të preferuar, mund të jeni të sigurt se ato janë prodhuar sipas rregullave strikte që respektojnë mjedisin dhe mirëqenien e kafshëve.

Na Kontaktoni

 


Adresa

Rruga "Ibrahim Rugova", Qendra Biznesit "Sky Tower", Kati 10, Zyra 103, Tirana, Albania


Telefon

+355 4 2268048


Fax

+355 4 4500677

NEWLETTERS

 
Subscribe to our newsletter and get informed.

Rreth Nesh

E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.

Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.

Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.

Lexo më shumë ›

Pse Ne

Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Energji dhe Burime Natyrore
  • Mjedis
  • Financë
  • Ushqim dhe Pije
  • Infrastrukturë
  • Teknologji Informacioni dhe Elektronikë
  • Metalurgji
  • Naftë dhe Gaz
  • Farmaceutikë
  • Tregti dhe Logjistikë