SIGURIA USHQIMORE

You are here

Ushqimi i pasigurt ka qenë një problem për njerëzimin gjithmonë. Megjithëse qeveritë nëpër botë po bëjnë maksimumin e tyre për të përmirësuar sigurinë e zinxhirit ushqimor, rreziqet ushqimore mbesin një çështje me rëndësi të madhe në gjithë shtetet.

Drejtimi i një biznesi në industrinë ushqimore mund të përbëjë një sfide shumë të madhe. Një detyrë kryesore për suksesin e biznesit është garantimi i përputhshmërisë ligjore dhe angazhimi në përgjegjësinë e sigurisë ushqimore.

Siguria Ushqimore është një pjesë themelore e praktikës tonë të konsulencës. Ne sjellim një këndvështrim të ri të sigurisë ushqimore duke kombinuar eksperiencë të gjerë dhe praktike me njohuri të thelluara mbi detyrimet e biznesit që përcaktojnë një aktivitet të suksesshëm. Në bashkëpunim me kompanitë tona partnere ne mund të asistojmë operatorët ushqimor me sa më poshtë:

SISTEMET E MENAXHIMIT SIPAS STANDARDEVE ISO

CERTIFIKIMI I PRODUKTEVE

INSPEKTIMI

Rreth Nesh

E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.

Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.

Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.

Lexo më shumë ›

Pse Ne

Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Energji dhe Burime Natyrore
  • Mjedis
  • Financë
  • Ushqim dhe Pije
  • Infrastrukturë
  • Teknologji Informacioni dhe Elektronikë
  • Metalurgji
  • Naftë dhe Gaz
  • Farmaceutikë
  • Tregti dhe Logjistikë