Standartet ISO

You are here

Sistemet e menaxhimit të zbatuara në mënyrë të saktë sipas Standardeve Ndërkombëtare ISO garantojnë që produktet dhe shërbimet e ofruara të jenë të sigurta, të besueshme dhe me cilësi të mirë. Për aktivitetin e biznesit, ato janë mjete strategjike që sjellin reduktimin e kostove duke minimizuar mbetjet dhe gabimet, si dhe duke rritur produktivitetin. Me anë të tyre, kompanitë mund të kenë akses në tregje të reja si dhe mundësohet një treg global i ri dhe i lirë.

Qasja jonë për zbatimin dhe integrimin e sistemit të menaxhimit mbulon gjithë skemën Planifiko, Bëj, Kontrollo, Vepro. Deri më sot kemi ofruar konsulencë ndaj më shumë se 100 shoqëri në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat janë certifikuar me sukses nga trupat e certifikimit prestigjioze ndërkombëtare sipas Standardeve të ndryshme.

Jemi të angazhuar me sukses në konsulencën që u ofrojmë kompanive në lidhje me dhe jo vetëm:

Rreth Nesh

E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.

Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.

Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.

Lexo më shumë ›

Pse Ne

Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Energji dhe Burime Natyrore
  • Mjedis
  • Financë
  • Ushqim dhe Pije
  • Infrastrukturë
  • Teknologji Informacioni dhe Elektronikë
  • Metalurgji
  • Naftë dhe Gaz
  • Farmaceutikë
  • Tregti dhe Logjistikë