CERTIFIKIMI HACCP

Analiza e Rreziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit (HACCP)

You are here

Analiza e Rreziqeve dhe Pikat Kritike të Kontrollit, ose HACCP, është një qasje sistematike me bazë shkencore për identifikimin, vlerësimin dhe kontrollin e rreziqeve të sigurisë ushqimore. Të gjithë operatoret e biznesit që operojnë në sektorin ushqimor detyrohen nga legjislacioni ushqimor dhe i higjienës, të zbatojnë dhe mirëmbajnë procedurat e higjienës që bazohen në principet HACCP.

  • Principi 1 – Kryerja e një Analize të Rreziqeve
  • Principi 2 – Identifikimi i Pikave Kritike të Kontrollit
  • Principi 3 – Vendosja e Limiteve Kritike
  • Principi 4- Monitorimi i Pikave Kritike të Kontrollit
  • Principi 5 –Vendosja e Aksioneve Korrigjuese
  • Principi 6 – Verifikim
  • Principi 7 – Mbajtja e të Dhënave

 

HACCP mund të zbatohet në të gjitha nivelet e zinxhirit të furnizimit ushqimor, nga prodhimi i ushqimeve dhe procesi i përgatitjes, te paketimi dhe shpërndarja. 

Regjistrimi i HACCP lidhet në mënyrë të menjëhershme me kërkesat kyçe të direktivave mbi Sigurinë Ushqimore duke garantuar që strukturat e përfshira të operojnë në mënyrë efikase sipas rregulloreve të sigurisë ushqimore dhe të përputhen më principet e miratuara të HACCP.

Përfitimet Kyçe:

  • Rrezik i reduktuar në prodhimin e produkteve të pasigurta nëpërmjet programeve të zbatuara dhe të menaxhuara në mënyrë efikase
  • Besueshmëri e brendshme dhe e jashtme në produktet tuaja, e cila përkthehet në një besueshmëri me të gjerë ndaj partnerëve dhe konsumatorëve në nivel global
  • Përputhshmëria me kërkesat ligjore, statutore dhe rregullatore

Na Kontaktoni

 


Adresa

Rruga "Ibrahim Rugova", Qendra Biznesit "Sky Tower", Kati 10, Zyra 103, Tirana, Albania


Telefon

+355 4 2268048


Fax

+355 4 4500677

NEWLETTERS

 
Subscribe to our newsletter and get informed.

Rreth Nesh

E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.

Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.

Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.

Lexo më shumë ›

Pse Ne

Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Energji dhe Burime Natyrore
  • Mjedis
  • Financë
  • Ushqim dhe Pije
  • Infrastrukturë
  • Teknologji Informacioni dhe Elektronikë
  • Metalurgji
  • Naftë dhe Gaz
  • Farmaceutikë
  • Tregti dhe Logjistikë