CERTIFIKIMI ISO 9001

Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë

You are here

Sistemi i menaxhimit të cilësisë ISO 9001 është një standard ndërkombëtar që përcakton çfarë është e nevojshme për garantimin e cilësisë së produkteve apo shërbimeve në mënyrë të qëndrueshme për të arritur një nivel të kënaqësisë së klientëve shumë të lart si dhe për përmirësime të mëtejshme. Kjo përfshin menaxhimin e proceseve, dokumenteve dhe të dhënave të sistemit.

 

Bazohen në parimet e menaxhimit të cilësisë:

  • Fokusi ndaj klientit
  • Aftësitë drejtuese
  • Përfshirja e njerëzve
  • Qasja e procesit
  • Qasja e sistemit
  • Përmirësimi i vazhdueshëm
  • Vendimmarrje e bazuar në fakte
  • Marrëdhënie me furnitorët me përfitime të dyanshme

Përfitimet Kyçe:

  • Aftësia për të punuar në segmentet e industrisë që kërkojnë ose parashikojnë certifikime
  • Cilësi e përmirësuar për produktet, proceset dhe shërbimet
  • Më pak mbetje dhe produktivitet i përmirësuar
  • Fokus mbi kënaqësinë e klientit duke harmonizuar objektivat e performancës me pritshmërinë e klientit
  • Avantazh konkurrueshmërie në treg

Na Kontaktoni

 


Adresa

Rruga "Ibrahim Rugova", Qendra Biznesit "Sky Tower", Kati 10, Zyra 103, Tirana, Albania


Telefon

+355 4 2268048


Fax

+355 4 4500677

NEWLETTERS

 
Subscribe to our newsletter and get informed.

Rreth Nesh

E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.

Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.

Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.

Lexo më shumë ›

Pse Ne

Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Energji dhe Burime Natyrore
  • Mjedis
  • Financë
  • Ushqim dhe Pije
  • Infrastrukturë
  • Teknologji Informacioni dhe Elektronikë
  • Metalurgji
  • Naftë dhe Gaz
  • Farmaceutikë
  • Tregti dhe Logjistikë