CERTIFIKIMI OHSAS 18001

Shëndeti dhe Siguria në Punë

You are here

OHSAS 18001 është Standardi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë së Punës në nivel ndërkombëtar. Ofron një kuadër për menaxhimin efikas të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë përfshirë gjithë aspektet e menaxhimit të riskut dhe të përputhshmërisë ligjore.

Standardi OHSAS 18001 mund të përputhet me standardet e sistemeve të menaxhimit të tjera si ISO 9001 dhe ISO 14001 dhe mund të integrohet lehtësisht me sisteme të menaxhimit të cilësisë, të mjedisit ekzistuese apo të tjera për të arritur efikasitet në proces.

 

OHSAS 18001:2007 i drejtohet fushave kyçe si më poshtë:

  • Vlerësimi i rrezikut dhe Identifikimi i rrezikut
  • Kërkesat ligjore dhe të tjera
  • Kompetenca, trajnimi dhe ndërgjegjësimi
  • Gatishmëria emergjente dhe përgjigja
  • Matja e performancës, monitorimi dhe përmirësimi

Përfitimet Kyçe:

  • Kosto të reduktuara nga reduktimi i kohës joproduktive për shkak të aksidenteve, si dhe tarifa dhe penalitete ligjore të reduktuara
  • Ndërgjegje më të lartë ndaj rreziqeve, riskut dhe masave të kontrolli të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë në gjithë nivelet dhe përmirësim i përputhshmërisë ndaj kërkesave
  • Përputhshmëri më e lartë me legjislacionin e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë dhe me kërkesa të tjera ligjore

Na Kontaktoni

 


Adresa

Rruga "Ibrahim Rugova", Qendra Biznesit "Sky Tower", Kati 10, Zyra 103, Tirana, Albania


Telefon

+355 4 2268048


Fax

+355 4 4500677

NEWLETTERS

 
Subscribe to our newsletter and get informed.

Rreth Nesh

E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.

Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.

Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.

Lexo më shumë ›

Pse Ne

Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Energji dhe Burime Natyrore
  • Mjedis
  • Financë
  • Ushqim dhe Pije
  • Infrastrukturë
  • Teknologji Informacioni dhe Elektronikë
  • Metalurgji
  • Naftë dhe Gaz
  • Farmaceutikë
  • Tregti dhe Logjistikë