ISO 50001

SISTEMI I MENAXHIMIT ENERGJETIK

You are here

ISO 50001 Sistemi i Menaxhimit Energjetik (EnMS) është një standard i ri i konceptuar për të asistuar kompanitë në zbatimin e një sistemi të menaxhimi të përshtatshëm për identifikimin dhe minimizimin e konsumit energjetik.

Zbatimi duhet të reduktojë kostot energjetike të kompanive, emisionet e gazrave serë (GHG) dhe impaktet e tjera në mjedis.

Standardi bazohet në elemente të përbashkëta të cilat mund të gjenden në shumë standarde të sistemeve të menaxhimit ISO, dhe kjo garanton përputhshmëri dhe integrim më të lehtë me sistemet e menaxhimit ISO 9001 (cilësi) dhe ISO 14001 (mjedis) dhe me standardet e tjera ekuivalente.

Përfitimet Kyçe:

  • Reduktimi i emisioneve të gazrave serë
  • Reduktimi i kostove operacionale që lidhen me energjinë nëpërmjet përmirësimeve në efikasitetin e proceseve energjetike
  • Ofrimi i një kuadri për integrimin e efikasitetit energjetik në praktikat e menaxhimit
  • Mbështetja e ruajtjes energjetike nëpërmjet përdorimit efektiv të burimeve energjetike
  • Kursime në kosto nga reduktimet e energjisë
  • Metoda më të mira për identifikimin e indikatorëve të performancës, vendosja e objektivave dhe qëllimeve, zbatimi i veprimeve të nevojshme për arritjen e objektivave, dhe matje periodike si dhe raportim mbi performancën energjetike
  • Vlerësim dhe prioritarizim i teknologjive të reja të efikasitetit energjetik për arritjen e qëllimeve
  • Reduktime të emisioneve të gazrave serë nëpërmjet një përdorimi të energjisë më efikas

Na Kontaktoni

 


Adresa

Rruga "Ibrahim Rugova", Qendra Biznesit "Sky Tower", Kati 10, Zyra 103, Tirana, Albania


Telefon

+355 4 2268048


Fax

+355 4 4500677

NEWLETTERS

 
Subscribe to our newsletter and get informed.

Rreth Nesh

E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.

Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.

Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.

Lexo më shumë ›

Pse Ne

Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Energji dhe Burime Natyrore
  • Mjedis
  • Financë
  • Ushqim dhe Pije
  • Infrastrukturë
  • Teknologji Informacioni dhe Elektronikë
  • Metalurgji
  • Naftë dhe Gaz
  • Farmaceutikë
  • Tregti dhe Logjistikë