SA 8000

Përgjegjësia Sociale

You are here

SA 8000 është një standard certifikimi ndërkombëtar që mbështet kompanitë për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave sociale të përshtatshme në vendin e punës.

SA8000 është standardi i parë i auditueshëm për certifikimin social në fushën e Përgjegjësisë Sociale, i krijuar në 1989 nga Përgjegjësia Sociale Ndërkombëtare (SAI). Ky sistem përputhet me strukturën ISO 9001, ISO 14001, dhe OHSAS 18001 dhe bazohet në Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, konventën e ILO, Kombet e Bashkuara dhe legjislacionin kombëtar, si dhe krijon hapësira në industri dhe kode për kompanitë për matjen e performancës sociale.

 

SA 8000 ofron standarde transparente, të matshme dhe të kontrollueshme për certifikimin e performancës së kompanive në nëntë fusha kryesore:

  • Puna e fëmijëve
  • Puna e detyruar
  • Shëndeti dhe Siguria
  • Liria e Mbledhjes dhe
  • E Drejta e për Ujdi Kolektive
  • Diskriminimi
  • Praktikat Disiplinore
  • Orët e Punës
  • Shpërblimi
  • Sistemet e Menaxhimit

Përfitimet Kyçe:

 

  • Tregon angazhim ndaj përgjegjësisë sociale
  • Garanton përputhshmëri me standardet globale dhe redukton rrezikun e neglizhencës, ekspozimit publik dhe të mosmarrëveshjeve të mundshme
  • Mundëson që kompanitë të tregojnë përgjegjësi sociale të përshtatshme në lidhjen e kontratave ndërkombëtare  

Na Kontaktoni

 


Adresa

Rruga "Ibrahim Rugova", Qendra Biznesit "Sky Tower", Kati 10, Zyra 103, Tirana, Albania


Telefon

+355 4 2268048


Fax

+355 4 4500677

NEWLETTERS

 
Subscribe to our newsletter and get informed.

Rreth Nesh

E themeluar në vitin 2006, TBI CONSULTING është një studio konsulence me fokus, zhvillimin, operimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë, por pa u kufizuar në fushat e cilësisë, sigurisë ushqimore, mjedisit, shëndetit & sigurisë në punë, efiçencës energjitike, sigurisë së informacionit etj.

Me eksperiencë të thelluar në ofrimin e këshillimit në fushën e menaxhimit, i përshtatemi më së miri nevojave të klientëve tanë në përputhshmëri me kërkesat specifike që ata mund të kenë.

Jemi gjithnjë të fokusuar në identifikimin metodave sa më të përshtatshme të punës, për te dhënë gjithnjë zgjidhje efektive dhe për të arritur rezultatet më të volitshme, brënda afateve të duhura kohore.

Lexo më shumë ›

Pse Ne

Ne dhe klientët tanë përbëjmë një ekip dhe suksesi i tyre është suksesi ynë. Të tërë anëtarët e ekipit tonë janë konsulentë me eksperiencë të cilët punojnë sipas një kodi strikt të etikës.
Qëllimi ynë është të mundësojmë një konsulencë të standardeve të larta, të cilën e kemi arritur falë përvojës së fituar nga një shumëllojshmëri e detyrash në industritë e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Energji dhe Burime Natyrore
  • Mjedis
  • Financë
  • Ushqim dhe Pije
  • Infrastrukturë
  • Teknologji Informacioni dhe Elektronikë
  • Metalurgji
  • Naftë dhe Gaz
  • Farmaceutikë
  • Tregti dhe Logjistikë